NjoftimeUK.com

Punë, Shtëpi, Makina dhe Biznes.
Platforma jote numër 1 për njoftime falas dhe të sigurta.

Bashkohu me +10,000 shqiptarë që përdorin platformën tonë çdo muaj.

Rreth Nesh: Shtëpia Digjitale e Shqiptarëve në UK
Misioni Ynë NjoftimeUK.com lindi si një nevojë e natyrshme për të bashkuar komunitetin shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar në një hapësirë të vetme, të sigurt dhe të lehtë për t'u përdorur. Ne e dimë që fillimet në një shtet të huaj janë sfiduese, prandaj qëllimi ynë është të thjeshtojmë jetën tuaj duke ju lidhur me mundësitë më të mira të punësimit, strehimit dhe shërbimeve profesionale.
Nga një faqe Instagrami, në një Platformë të Mirëfilltë
Gjithçka nisi nga një profil i thjeshtë në Instagram, ku ndihmonim bashkëkombasit tanë të gjenin punë apo shtëpi përmes mesazheve. Duke parë kërkesën e madhe dhe dëshirën e shqiptarëve për të ndihmuar njëri-tjetrin, vendosëm ta kthejmë këtë komunitet në një platformë profesionale. Sot, ne jemi adresa kryesore ku çdo shqiptar në UK mund të reklamojë biznesin e tij, të shesë makinën, apo të gjejë shtëpinë e re në pak minuta.

Pse të na zgjidhni ne?

- Për Komunitetin, Nga Komuniteti: Ne kuptojmë nevojat specifike të shqiptarëve në emigrim sepse jemi pjesë e juaja.

- Thjeshtësi dhe Shpejtësi: Nuk ka rëndësi nëse jeni në London, Birmingham, apo Glasgow – postimi i një njoftimi zgjat vetëm 20 seconda.

- Siguri dhe Transparencë: Ne moderojmë njoftimet tona për t'u siguruar që komuniteti të ketë akses në informacione sa më të sakta dhe të besueshme.